Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon ankimun e kompanisë “Marina Bay Saranda” për sekuestron e vendosur nga SPAK në projektin e portit të Limionit në Sarandë.
Mediat kanë mësuar se ankimi është bërë nga kompania duke kërkuar heqien e sekuestros, ndërsa në kuadër të hetimit për tjetërsimin e pronave të ushtrisë dhe dhënien e tyre me qira është lënë në fuqi kërkesa e Prokurorisë së Posacme.
Për këtë hetim Spak ka marrë deri tani në pyetje ish gjeneralin Bardhyl Kollaçaku sot deputet, ish drejtuesin e forcës detare Artur Meçollari i cili është edhe kallëzuar në këtë rast.
Qeveria shqiptare me një kontratë qiraje 20 vite dha në përdorim këtë pjesë të portit ushtarak tek “marina bay saranda” e cila është kompani me aksionerët Concord të Dukalëve.