Sfidat e Vlora Hysenit në reformimin e SHISH

spot_img

Nga Muhamed Veliu

Nga sot Sherbimi Inteligjent Shqiptar do te drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka perpara shume sfida.
SHISH duhet te perfshihet nga nje reforme e thelle duke nisur me amendimin aktual te ligjit qe daton nga viti 1998 e me pak ndryshime nder vite.
Ky ligj dyhet pershtatur me sfidat e kohes.
Ligji aktual nuk perkon me sfidat aktuale te Shqiperise vend antar i NATOS e patur perballe sherbime tejet te avancuaa si ato te vendeve jo mike si Rusia apo Kina.
Ndryshimi ligjit duhet ti japi me shume kopetenca oficereve te SHISH jo vetem ne sferen e mbledhjes te informacionit por edhe ne aspekte te menyres operacionele.
Megjithese jane dy drejtori te ndara, zbulimi dhe kundra zbulimi reformimi SHISH duhet te preke edhe kete aspekt e ndjekur modelin gjerman me FIS dedikuar ceshtjeve te brendeshme dhe BND per ato te jashte.
Apo modelit te ngjashem te inteligjences angleze MI5 sherbimi brendshem dhe MI6 ai i jashtem.
Me kryesorja dhenia punonjesve te SHISH fuqi akoma edhe me te medha kur vjen puna ne anen operacionale.
Sikurse paga te pakten te njejtat me agjencine e inteligjences te Kosoves drejtuar me pare nga Zonja Hyseni.
Eshte nje paradoks shume i madh.
Agjencia per Inteligjence e Kosoves u ngrit me ndihmen e SHISH, oficeret e te cilet sot e kane pagen 60.000 leke ne muaj nje inspektor i thkeshjte ndersa homologet e tyre ne Kosove marrin 2500 euro ne muaj.
Burime te mija ne ate institucion me thote se nepotizmi eshte nje gangrene prej shume vitesh dhe duhet te zhbehet.
Zonja Hynesi duhet ti jape fund kultures te mos ndeshkimit penal per oficere te SHISH te cilet perfshihem ne korrupsion sic ka ndodhur me shperdorimin e fondeve me te cilat paguhen bashkepuntoret, abuzimet me dietat apo shesin informacione grupeve kriminale, sic eshte rasti disa zyrtareve te nje drejtorie ne Juglindje te vendit.
Zonja Hyseni duhet ti jape fund fshehjes se problemeve nga Drejtoria e Sigurise se Personelit dhe cuarjen per ndjekje penale te korruptuarve e jo te mjaftohet thjesht me largimin e bute te tyre nga SHISH sic ka ndodhur rendome ndervite.
Sikurse duhet te zbatoje disa vendime gjykate te pazbatuara nga paraardhesit e saj per rikthim ne pune te shume oficereve te ndershem e te dedikuar te larguar per arsye politike.
Apo oficere te tjere te larguar me dorheqje per arsye te keqmenaxhimit te institucionit, krahinizmit dhe kushteve te punes.
Behet fjale per njerez me ekspertize ne fushen e sigurise kombetare nder vite.
Zonja Hyseni duhet te rishikoje vendimin e ç’armatimit te punonjesve te SHISH pasi sot vetem drejtoret e drejtorive dhe kryetaret e degeve mbajne arme.
Mbase Shqiperia eshte vend unikal ne bote ku oficeret e nje sherbimi inteligjent perballen ne terren me lloj lloj subjektesh por jane te paarmatosur.
Ne te njejten kohe SHISH duhet te kete nen kontroll ish punonjesit, ku punesohen pas largimit, ne cilat vende udhetojne dhe ne cfare aktivitet perfshihen.
Rasti i cuar ne SPAK vitin e shkuar, i disa ish oficereve te SHISH kthyer ne mbledhes dhe tregtare iformacionesh eshte mjaftueshem alarmant.
Vlora Hynesi vihet ne krye te sherbimit inteligjent shqiptar me synimin e nje reforme te paralajmeruar nga kryeministri Edi Rama.
Reforma sipas mendimit tim duhet te synoje disa aspekte.
Shtimin e garancive funksionale dhe operacionale qe do te thote se agjentet e SHISH nuk duhet te pengohem
te vijojne nje ceshtje te caktuar sidomos kur kane subjekte te lidhura me politiken.
Duhet te marrin fund raportet e oficereve te caktuar me politiken dhe penalizimi i tyre per bashkepunimin me politikane te caktuar majtash dhe djathtas.
Ceshtja e fundit ka te beje me kontrollin parlamentar te sherbimeve qe eshte nje debat boteror per masen e kontrollit te sherbimeve sekrete.
Per mendimin tim kryesfida e Vlora Hysenit do te jete shfarosja e segmentizimit politik brenda ne SHISH.
Per ta mbyllur por citoj nje shprehje te Markus Wolf, ish drejtues i larte i sherbimeve sekrete gjermano lindore me nofken “Njeriu pa Fytyre” pasi deri ne vitin 1987 nuk kishte asnje foto te tij.
Ai thote:
“Sherbimet inteligjente jane shprehje e rendimentit te politikes ose politik.
Nje klase politike e korruptuar sjell edhe sherbime sekrete te korruptuara”.

PS: Ky shkrim shpreh pikpamjet e mija personale per kete ceshtje dhe jo te institucionit ku une punoj.

Latest articles

Related articles