Laprakë| Zbardhet arsyeja, 40-vjeçari plagos me thikë ish pronarin dhe vjehrrin e tij pasi e hoqi nga puna

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotmë ne Laprakë ku 40-vjeçari Elton Mergjyshi, ka plagosur me thikë shtetasin Masimo Sorvilo dhe vjehrrin e këtij të fundit Viktor Rrapollarin.

Arsyeja e kësaj ngjarje është bërë pasi shtetasi italian, i cili ka një fabrikë ka hequr nga puna Mergjyshin. Në formë hakmarrje ai ka plagour ish pronarin e tij dhe vjehrrin të cilët ishin ulur në një lokal në Laprakë.

Burime bejne me dije se e plagosur ka mbetur edhe Roxhersa Rrapollari.

Mësohet së 64-vjeçari Rrapollari është në gjendje kritike për jetën. Sa i takon shtetasit italian nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Sakaq autori vijon të jetë në arrati.

Latest articles

Related articles