Përndoqi ish-të dashurën dhe i theu xhamin e makinës, pranga 24-vjeçarit në Tiranë


12 të arrestuar në pak orë në Tiranë, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes këtyre të arrestuarve është dhe një i ri që akuzohet se ka përndjekur dhe ka thyer xhamin e makinës së ish-të dashurës së tij.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin me inicialet Xh. L., banues në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. K., 23 vjeç, banues në Kamëz, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, pasi kanë vjedhur disa vegla pune, në një firmë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
– O. L., 27 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
– A. H., 22 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– F. Z., 26 vjeç, Xh. H., 32 vjeç dhe E. S., 42 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest articles

Related articles