Suella Braverman fton shqiptarët për çaj mali. Tentativë për të ulur tensionet

– Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman mesa duket e paska kaluar urrejtjen që ka ndaj shqiptarëve dhe i ka ftuar këta të fundit për një çaj mali në zyrën e saj. Shkrimtarja shqiptare në Britaninë e Madhe, Lea Ypi me anë të një postimi në Twitter, shkruan se Braverman ka telefonuar disa anëtarë të diasporës shqiptare për të kërkuar ndjesë për fjalimet e saj fyese më parë.

Por ironia këtu është te fakti që i ka ftuar që të pinë një çaj mali, duke qenë se disa ditë më parë, një shqiptar është arrestuar në Angli pasi kishte çaj mali me vete. Ndërkohë që edhe pse shqiptari u tha efektivëve britanik se kishte çaj me vete, ata e morën atë për kanabis dhe e arrestuan, për ta lënë të lirë disa orë më vonë.

Latest articles

Related articles