Rama kërkon hetimin e Kryemadhit për konto në parajsa fiskale, qindra mijë euro

Një ditë pas publikimit nga “Top Channel” të dokumentave që tregojnë për përfshirjen e deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kremadhi në financimet ruse reagon Kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka kërkuar hetimin e Kryemadhit duke shtuar se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si provë që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet.

“Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!

Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…”, shkruan Rama.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme Top Channel bëri me dije se në redaksinë e tyre nga një adresë anonim kishin mbërritur disa të dhëna senstivie që flasin për përfshiren e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Latest articles

Related articles