Filozofia e Diego della Valle për përgjegjësinë sociale të biznesmenëve

Diego Della Valle, CEO i Tod’s Group thotë se biznesmenët duhet të ndihmojnë/kontribuojnë që të ketë një shtresë së mesme për tju dhënë një dinjitet njerëzve ( mundësi për një vizitë tek mjeku, shkolla e fëmijëve, etj).
Biznesmenët nuk mund të zëvëndësojnë shtetin, qeverinë, politikanët, por mund të thonë cilat janë gjërat që mund të bëjmë ne në territorin ku veprojmë me kompanitë tona. Përshembull kompanitë e ndërtimit mund të marrin në “patronazhim” vetë me çelsa në dorë çerdhe, kopshte, shkolla fillore për fëmijët e punëtorëve, shkolla profesionale apo të lagjeve.
Përgjegjësia sociale për bizneset të mëdha dhe të mesme është e madhe për ndërtimin e një vendi të jetueshëm.
Problemi që kemi ne në Shqipëri është se biznesmenët tonë kanë alergji për vepra publike sepse iu kujtohen vjedhjen që kanë bërë dhe paratë i harxhojnë në kazinotë e Malit të Zi, Maqedoni, Vienë etj. Kemi qytetarë të parë të qyteteve dhe kandidatë që urrejnë qytetin dhe qytetarët e tyre. Kjo është e qartë për një kryeqytet që ka bërë çdo shërbim publik me lek. Dhe zgjidhja nuk është hajt ta bëjmë falas.

Latest articles

Related articles