Mëngjesin e sotëm banorët kanë pirë kafen së bashku në oborr.
Një ndër diskutimet e tyre më të shpeshta që nga dje, ka qenë akti terrorist kundrejt Top Channel.
Fotini dhe Jori u shprehën se nëse familjarët do i thonë të dalë, ato do të dalin nga shtëpia, në të kundërt do qëndrojnë.
E ndërkohë, Qetsori dhe Olta e kanë shprehur vendimin e tyre për të vijuar qëndrimin e tyre në shtëpi.
Olta i dha një mesazh nga kamera familjes së saj.
Ajo i ka thënë që mos të shqetësohet askush, pasi Top Channel dhe shtëpia e tyre është e sigurt.