Prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve, Lita: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se ka pasur marrëveshje të heshtura në rrethe sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Sipas tij po diskutohet mes PD-së zyrtare dhe kandidatëve të primareve ku votat për kryetar do i shkojnë kandidatëve të primareve, ndërsa votat për këshilltarët do i shkojnë PD-së zyrtare.

“Ka bisedime, ka pasur ujdi në disa bashki kryesisht të veriut, ku Partia Demokratike apo opozita ka potencial për të fituar, siç është Kurbini, Lezha apo Shkodra, ku edhe vetë kandidatët e Partisë Demokratike kanë qenë më të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në komunitet,” – u shpreh Lita duke sjellë në vëmendje rastin e Gent Doçit në Kurbin.

– Advertisement –

Gazetari tha se Doçi, duke qenë dhe mjek në atë qytet e di shumë mirë çdo të thotë të kesh peshën politike të Partisë Socialiste në një qytet ku kryesisht janë demokratë.

“Pra, kanë arritur të bëjnë një ujdi. Ashtu ka ndodhur edhe për Lezhën, pra ka pasur bisedime, ka pasur një ujdi mes krerëve lokalë, jo në qendër për t’i dhënë njëri-tjetrit mirëkuptimin që Këshillat Bashkiakë do të jenë të Partisë Demokratike, ndërsa ata do të kenë mbështetjen e tyre për kandidatin,” – shtoi Lita.

Latest articles

Related articles