Rrahu efektivin dhe iku me vrap, reagon Policia për videon që bëri xhiron e rrjetit (Video)

Policia e Tiranës thotë se një nga të rinjtë që është shfaqur në një video që ka qarkulluar këtë të martë në mediat dhe rrjetet sociale, është ndaluar dhe ndaj tij ka nisur procedim në gjendje të lirë. Ndërkohë, i arrestuar është vëllai i tij, pasi kanë qenë duke pirë hashash në Unazën e Re.

“Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:00, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë”, thotë Policia e Tiranës.

Latest articles

Related articles