Zbulohet qendra e masazhit në Tiranë, 6 të arrestuar për prostitucion

6 persona janë arrestuar pasi policia zbuloi një qendër masazhi në Unazë të Re, në Tiranë ku ushtrohej dhe prostitucion.

Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë, administronin qendrën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, njofton policia.

Latest articles

Related articles