Deputetja e PD shpreh hapur mbështetjen për kandidatin e Alibeajt: Ja pse firma ime mungonte

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka dhënë shpjegimet se pse firma e saj mungonte në mbledhjen e Kryesisë për kandidatin e Alibeajt, për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.

Açka theksoi se ajo nuk ishte më anëtare e Kryesisë, pasi kishte dhënë dorëheqje, dhe nuk kishte si të ishte firma e saj në listë, ndërsa shprehu mbështetjen publike për Bejkon.

“Kam dhënë dorëheqje, nuk jam më anëtare e kryesisë, pas ngjarjeve të 6 marsit. Por po, mbështes kandidaturën e Roland Bejkos, e them publikisht tani dhe e shpall që të jeni të qartë.”, -tha Açka.

Latest articles

Related articles