Sot, streset dhe rreziqet e të jetuarit në Tiranën e Rinisë!

Nga Flamur Vezaj
Ora 7:00am e mengjesit! Zhurma lebetitese e trapanit te zgjon nga gjumi! Komshiu ngjitur apartamentit, nis heqjen e pllakave te banjos me trapan qe ne 7:00 te mengjesit pa menduar se ne pallat ka shume banor te tjere ne gjume! Pasi zgjohesh nga Trapani, shkon ne banjo per te lare syt e çezmja nuk ka uje! Bashkia nuk arrin te siguroje ujin ne cdo Ore dhe per sherr eshte prishur edhe pompa e pallatit! Mbaron ritualin e mengjesit me bidonat e ujit te blere ne dyqan, ha dicka dhe zbret per te ikur ne pune! Makinen ta ka bllokuar nje komshi tjeter me makinen e tij pasi nuk ka gjetur parking! Ai ka lene numrin e telefonit ne dritare! Duhet ta therras ne telefon qe te vij te me hap rrugen! E merr ne telefon dhe ai zbret pas 5 minutave duke te kerkuar ndjese se nuk kishte ku ta linte makinen mbreme se policet bashkiak nuk te lene shume zgjedhje! Largohesh nga parkingu, e nisesh per ne pune dhe fillon stresi tjeter!! Mire qe pret ne trafik per minuta te tere por edhe degjon sharjet e tjereve qe futen gabim dhe duhet ti lesh te hyne ne radhe edhe pa deshiren tende! Pas 30 minutave a me shume arrin ne pune! Por nese nuk ke makine, nje rrezik tjeter i madh eshte udhetimi me urban, ku mezi gjen vend qe te mbyllen dyert, mbetesh ne trafik, rrezikon “humbjen” e portofolit, fyerjet e faturines apo edhe rrezikun per jeten nga aksidentet e shumte te ketyre urbaneve jeshil! Ti kthehem udhetimit me makine qe pasi arrin te puna, e para qe bene e pyet rojen, mos ka ndonje problem pronari/drejtori ku punon!?? Mos eshte nderruar drejtori apo arrestuar pronari, pasi politika i nderron drejtoret naten pa asnje paralajmerim e ti duhet te gjesh mik qe ti fusesh drejtorit te ri, qe mos te heq nga puna! Apo pronari ku merret vesh se me cfare e ka ngrit biznesin dhe mund te perfundoje pas hekurave! Pas kesaj, fillon punen i lehtesuar se nuk eshte ndryshuar drejtori/pronari! Veshtiresite e punes me keta individ, eshte se duhet t’ia shpjegosh tri here nje procedure se nuk e kuptojn, pasi i ka sjell politika aty per vota apo edhe e ka ngrit biznesin vetem se ka pas lekun. Ne pushimin e drekes del per te blere nje kafe, e teksa kalon ne vija te bardh nje makine me shpejtesi per pak sa nuk te merr perpara dhe i bie burise qe pse kalon te vijat e bardha! Kalon edhe kete rrezik dhe afrohesh te kafja, ku para se te hysh ne lokal, duhet te pyesesh per pronaret mos jane te perfshire ne rruge te paligjshme, nese Po duhet te ulesh prane nje shtylle betoni apo muri qe edhe po te gjuajne me arme ke betonin qe te mbron! Kthehesh te puna me te njejtin zell deri ne 17:00 por duke qendruar me frike se mos ndonje i cmendur vjen e gjuan me Kallashnikov edhe ndaj objektit ku ti punon per shkak te merive apo inateve me drejtorin apo pronarin ku punon! Me pas rruga e kthimit per ne apartamente me te njejtin siklet trafiku por edhe me shpresen se Trapani ka mbaruar pune me pllakat! Kur vjen te pallati, fillon stresi per te gjetur nje parking te lire! Ne shtepi kthehesh edhe me shpresen se eshte rregullu pompa dhe do besh dush! Mire uji me orar por edhe dritat, pasi edhe gjellen gruaja nuk e ka gatuar ne kohe per shkak te problemit me dritat e duhet te presesh! Pasi ha buk ulesh per te pare TV dhe aty shesh lloj-lloj emisionesh qe nga ai me debat politik ku zihen dy apo tre vete kush do thote gjera me te klikueshme, deri te zenkat mes tyre me fjalor banal! Fjalor te njejte fyes e dhunshem sheh edhe ne emisionet e showBizz-it qe nuk jane te pakte! Pasi degjon lloj-lloj debatesh e zenkash ne TV shtrihesh per te fjetur ne 23:00 te nates! Pikerishte ne kete ore, fillojne betonjeret e zhurmshem ne pallatin ngjitur me tendin duke hedhur beton per gjithe naten!! Merr Policine bashkiake ne telefon per zhurmen apo Policine e shtetit, e njejta pergjigjie, “ka leje per punimet qe behen ne pallatin ngjitur”! Keshtu qe duhet te kerkosh gjumin me zhurmen e betonjereve! E ne kohen qe po i lutesh gjumit te zere, ne 00:00 fillojne fishekzjarret se nje banor i pallatit ka ditelindjen! E ti tenton te flesh se duhet te zgjohesh ne mengjes, pa renditur ketu hallin e atyre qe kane femije te vegjel ne shtepi se cfare heqin!
Keto jane streset e nje dite, te nje qytetari te rregullte dhe ndershem ne Tirane!
#KjoEshteNjeDiteEZakonshmeNeTiranenERinsiseDheSportit#

Latest articles

Related articles