Karabina: Ne bëjmë luftë ndaj Ramës, Berisha po bën kundër nesh

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mirela Karabina thotë se kjo forcë politike ka qëndrime parimore të kundërta me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, Karabina u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha është kundra demokratëve.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, përgjatë gjithë kësaj periudhe, ka dëshmuar qëndrimin e saj parimor që e ka me Edi Ramën. Ndërsa pjesa tjetër, prej më shumë se një viti, është marrë me sulme ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike. Pra, kjo bën ndryshimin. Ne betejën e kemi me Edi Ramën, nuk e kemi me demokratët. Demokratët do vendosin”, theksoi ajo.

Latest articles

Related articles