Parashikimi i motit për sot, data 27 mars 2023

Shqipëria do të mbizotërohet sot nga një mot me reshje shiu dhe vranësira. Që në orët e para të mëngjesit do të vihet re përkeqësimi i kushteve atmosferike. Shira do të ketë në në zonat Jugore, Veriore dhe pjesërisht Qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C.

Në pjesën e dytë të ditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta të shiut. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Latest articles

Related articles