Rikthehen fluturimet në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pas alarmit për bombë

Ka rezultuar i rremë alarmi për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të vijojnë si zakonisht, shkruajnë mediat në Kosovë.

Gjithashtu Ahmeti theksoi se njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Latest articles

Related articles