PD ka 4 vite që është jashtë pushtetit vendor dhe kthimi i saj me dinjitet atje është veprimtaria kryesore. Nuk është fundi i botës, që PD të mos kandidojë me emra në disa bashki, pasi degët lokale janë të shuara, të përçara dhe të dhunuara. PD është në krizë të thellë Vet-pastrimi dhe duhet të pranojë realitetin, që spekulantët brenda saj po punojnë fort për të dëmtuar lidershipin për të arritur rezultatin.
Gjuha armiqësore e Berishës ndaj Alibeajt, Bashës dhe të tjerëve është shprehje e nervozizmit të tij ndaj pastrimit dhe Non Gratës.
Berisha dhe Meta nuk shohin dritë në fund të tuneli dhe po mbahen fort nëpër errësirë.
Trekëndëshi i Bermudës Rama-Berisha-Meta po luajnë Gjithçka për Gjithçka vetëm për të mbijetuar në politikë dhe gjykatë.
Alibeajn dhe lidershipin e PD e ndjek pjesa e pastër e Partisë Demokratike dhe me sa duket kjo është më e vogël se pjesa pjesa problematike. Populli thotë, më mirë pak e saktë. Ka shumë rëndësi që kandidatët e PD të jenë me integritet, pasi integriteti i tyre ka më shumë rendësi sesa numri i tyre. Do të ishte një zhgënjim i madh, nëse për hir të numrave, ai të kandidonte njerëz me probleme.
Nuk është hera e parë që individë brenda opozitës punojnë kundër PD dhe gëzojnë për humbjen e saj. Individë si Berisha vazhdojnë të përdorin mitin e PD si bunker për halle personale.
Aleanca Berisha-Meta është e panatyrshme politikisht, por është një aleancë e njerëzve në vështirësi me të vërtetën.
Nga ana tjetër, PS rikandidon 3/4 e kryebashkiakëve aktualë. Shumë prej tyre janë thirrur nga SPAK dhe janë të lidhur me dosjes në SPAK. Rama dhe lidershipi i PS nuk ka dëgjuar këshillëm miqësore të SHBA për të mos përfshirë në lista njerëz me precendentë penalë, precendentë abuzimi dhe të thirrur nga drejtësia.
Këto zgjedhje janë në provë edhe qytetarët për të zgjedhur njerëzit e duhur dhe ti thonë JO militantizmit. Rama -Berisha -Meta investojnë tek HARRESA e njerëzve, që tu harrohen gabimet dhe mëkatet e tyre. Qytetarët janë në sprovë.