Zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, humb jetën 46-vjeçarja në Turqi

Aylar Korhanova, 46 vjeç, nga Turkmenistani, vdiq në një spital privat në Tuzla të Turqisë, vetëm pak çaste pas një ndërhyrjeje rutinë për zvogëlimin e stomakut me qëllim rënien në peshë.

Prokuroria e Tuzlas ka vënë në pranga dy mjekët e spitalit, të cilët e operuan të ndjerën, dhe ndaj tyre ka nisur tashmë procedimi për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Menjëherë pas ngjarjes, një grup i posaçëm u ngarkua që të kryejë hetimet përkatëse edhe për raste të tjera, duke qenë se edhe disa herë të tjera, pacientët e operuar për të njëjtën gjë, kishin shfaqur ankesa pas ndërhyrjeve.

Latest articles

Related articles