Deputetët e PD dje shkatërruan fushatën!

NGA Indrit Vokshi

Deputetët e PD që deklaruan se PD nuk duhet të dalë me kandidatë për kryetar bashkie por vetëm me kandidatë për këshilla bashkiakë, u kanë shkatërruar fushatën kandidatëve që tashmë janë shpallur por edhe atyre që nuk janë shpallur.

I hodhën bombën e fundit.

Fushatën e shkatërroi vonesa e prezantimit të kandidatëve, vonesa e “vulës”, vonesa e Celibashit dhe qëndrimet e djeshme të deputetëve.

Nuk dihet se çfarë strategjie kanë. Ndoshta janë gjenialë por ndoshta thjesht nuk kanë kapacitet për të përballuar një fushatë të madhe e të vështirë. Gjithsesi të kërkosh të mos shpallen kandidatë për kryetar pasi shumë kandidatë janë shpallur, nuk duket diçka gjeniale. Duhej të ishte parandaluar shpallja.

Mesa duket të vetmit që përballojnë presion dhe që kanë kapacitet për ndërmarrje politike në nivel kombëtar, paskan qenë Sali Berisha e Lulzim Basha. Fatkeqësisht po. Të tjerët thjesht presin çfarë ndodh.

Sali Berisha është njeriizimi i asaj shprehjes: “Fshesa e vjetër i njeh mirë qoshet e shtëpisë” – pra ua di qoshet të gjithëve.

Alibeaj me ata që e mbështesin nuk kanë çfarë bëjnë në ketë situatë. Deputetët sdo të dalin në fushatë, do bojkotojnë (siç kanë bojkotuar).

Kështu që thjesht mund të rrinë e të përfytyrojnë Ilir Metën e Sali Berishën të cilët pasi të kenë humbur thellë përballë Edi Ramës, do të dalin duke puthur dhe ngritur dy gishtat, duke festuar fitoren mbi Alibeajn.

Shkatërrimi nuk ndodh me daulle, kështu ndodh.

Latest articles

Related articles