Partia Demokratike duhet të futet me 61 kandidatë


Nga Av. Besart Logu

Partia Demokratike duhet të futet me 61 kandidatë nëse nuk do që pas 14 majit të diskutojë ekzistencën e saj. I kemi hyrë kësaj beteje prandaj i duhet shkuar deri në fund. Çdo tërheqje, e çdo forme qoftë ajo, është oksigjen për Sali Berishën. Për sa kohë kemi pranuar se PD nuk do jetë peng i tij nuk ka se si te jetë i njerëzve që ndjekin atë, qofshin këta edhe kandidatë për kryetar bashkie apo deputetë.

Kush e do Partinë Demokratike të fortë dhe në pushtet, të vijë të kandidojë me logon e saj. Ata që ikën nën sqetullën e Ilir Metës, që po kandidojnë me logon e tij dhe që do të bëjnë thirrje për të mos votuar PD, nuk kanë asnjë të drejtë morale të kërkojnë llogari për humbjen apo përgjegjësi tjera që do prodhojë 14 maji.

Hiqni komplekset në të cilat ju ka futur Berisha. Askush nga ne nuk ka pse ndihet fajtor se lideri historik i gjuan me vare partisë së tij. Kthehuni te data 9 shtator 2021, aty ku nisi e gjithë kjo histori.

Latest articles

Related articles