Kryeministri Rama i bën qokën biznesmenit Allajbeu në Londër

Bzinesmeni Klodian Allajbeu do të jetë kryetari i Dhomës së re të Tregtisë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Marrëveshja është dakordësuar dje në Londër, në takimin që kryeministri Rama ka zhvilluar në “Downing Street” me homologun Rishi Sunak.

“[…] të dy kryeministrat mirëpritën progresin në bashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri…”, thuhej në deklaratën e përbashkët të firmosur nga Rama dhe Sunak.

Menjëherë pas kësaj marrëveshje, ka nisur puna për Dhomën e re të Tregtisë që do i japë një impuls të ri bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre britanike. Zgjedhja e sipërmarrësit Klodian Allajbeu si kryetar i saj, është një garanci më tepër.

Raportohet se numri dy i Dhomës së re të Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe do të jetë Jonida Lakuriqi, drejtuesja e Bordit të kompanisë celulare Vodafone Albania, për Shqipërinë.

Latest articles

Related articles