Çfarë parasheh kontrata e Luizit dhe sa ka fituar ai nga Top Channel?

Ditën e djeshme kunati i Luizit, Sokol Tahiri, deklaroi përmes një statusi në Instagram se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin e Luizit i kanë kaluar Top Channel.

Ai shkruante se kjo është arsyeja pse janë bllokuar fotot dhe informacionet nga Instagrami zyrtar i Luizit, duke shtuar se nuk i është komunikuar se në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo.

Ndërkohë, pas kësaj ish-fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ka deklaruar në mediat sociale se nga kontrata me Top Channel, Luizi ka marrë 100 mijë euro.

Sipas tij, kontrata parashikon që çdo gjë që lidhet me zërin, figurën, imazhin e tij do jetë nën menaxhimin e Top Channel dhe është e vlefshme për 12 muaj.

Latest articles

Related articles