Çfarë do të ndodhë me të gjitha armët kur të përfundojë lufta në Ukrainë?

Kur luftërat e mëparshme kanë përfunduar, armët e përdorura shpesh kanë rënë në duart e grupeve kriminale dhe kryengritëse.

Një raport i ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional ka studiuar se çfarë do të ndodhë me armët e përdorura në Ukrainë kur të përfundojë konflikti.

“Kur të përfundojë lufta aktuale, fushat e betejës së Ukrainës mund dhe do të bëhen arsenali i ri i anarkisë, duke armatosur të gjithë, nga kryengritësit në Afrikë e deri te gangsterët në rrugët e Evropës”, paralajmëroi ai.

Në ditën e parë të luftës, presidenti Volodymyr Zelensky tha se do të siguronte armë për këdo që “dëshironte të mbronte vendin”.

Vetëm në dy ditët e para, mbi 25,000 pushkë automatike, 10 milionë fishekë dhe numër të panjohur të granatahedhësve me raketa (RPG) iu dorëzuan civilëve, tha ministri i Brendshëm i ndjerë i Ukrainës, Denis Monastyrsky.

Një tjetër burim i madh i armëve kanë qenë ato të lëna pas nga ushtarët rusë të rënë dhe në tërheqje.

Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Zvicër.

Latest articles

Related articles