40 kg k*kainë me vlerë 1.5 milionë euro, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Mediat vendase raportojnë se arrestimi i tij është bërë në banesën në zonën e quajtur Livorno ku janë gjetur një sasi kokaine me peshë rreth 40 kg, e cila arrinte vlerën prej 1.5 milionë eurosh.

Shqiptari, u kap nga Agjentët, gjatë një shërbimi për parandalimin e krimeve, vunë re të riun që u fut në mënyrë të dyshimtë brenda oborrit të një ndërtese. Policët e ndaluan menjëherë dhe 30-vjeçari pranoi se kishte një sasi të madhe të fshehur brenda një valixhe në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit u zbulua se brenda valixhes kishte disa pako kokainë me nga 1 kg me një peshë totale rreth 40 kilogramë. Për arsye hetimore identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende me dije.

Latest articles

Related articles