Uzuni “kunj” Rejës: Me Sylvinho-n lojë më sulmuese, më përshtatet

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni i cili po kalon një moment të artë me skuadrën e Granadas ku ka shënuar 20 gola sezonalë, flët nga kampi stërvitor i kombëtares në lidhje me sfidën e 27 marsit kundër Polonisë.

“Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur që jam ftuar. Të përfaqësosh vendin, familjen, kombin, është gjëja më e madhe për një futbollist. Sa i përket pozicionit në fushë, ndihem më mirë tani, pasi shënoj gola dhe i shfrytëzoj të gjitha mundësitë e mia. Ndihem më mirë si qendërsulmues.

ANdryshime në futboll duhen dhe jam shumë i lumtur për ndryshimin që është bërë në ekipin kombëtar. Është një frymë e re, mentalitet i ri. Uroj të arrijmë rezultatet pozitive sepse prandaj jemi thirrur. Sa i përket lojtarëve të rinj i uroj mirëseardhjen dhe t’i afrojmë sa më shpejt që të adaptohen me ne dhe të japin maksimumin.

Siç e thashë kur vjen në Kombëtare është një përgjegjësi akoma edhe më e madhe sepse tani përfaqëson kombin. Nuk do të thoja ngërç, por tani kam më shumë eksperiencë dhe jam më i gatshëm. Koha do e tregojë më së miri.

Kam pasur edhe komunikime të mëparshme me trajnerin. Kur erdha këtu ia urova sërish mirëseardhjen dhe trajneri ka shumë besim te unë dhe shpresoj t’ia shpërblej.

Mendoj që ndryshojnë te mentaliteti. Por, siç e thashë edhe më parë, koha do të tregojë gjithçka, koha është treguesi më i mirë.

Kur futem në fushë, gjithmonë futem me mendimin që dua të shënoj pasi siç e thashë edhe më parë, kjo është gjëja që bëj më së miri. Dhe këtë dua të bëj në Varshavë.

Trajneri Silvinjo i ka gjërat e qarta, kërkon një lojë më sulmuese sesa lojë difensive. Në lojë sulmuese do dalin edhe vlerat e mia më së miri si tek ekipi i Granada-.

Patjetër, duhet të kërkojmë më shumë nga vetja, nuk duhet të kënaqemi. Mundësitë janë, kualiteti është aty. Mendoj se përgjegjësia na takon ne sulmuesve, por edhe ne ekipit, si mesfusha mesfusha dhe mbrojtja që duhet të sjellin topin te sulmi dhe ne duhet ta finalizojmë”.

Latest articles

Related articles