45-vjeçarja Ornela Gjeçi ka humbur jetën ditën e sotme pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Uniformat blu bënë me dije se 45-vjeçarja është dërguar pa shenje jete në spitalin e Durrësit.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Ndërsa në reagimin e shkollës 9 vjeçare në Rrubjekë shkruhej:
“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE’.’