Belind Këllici nis lëvizjen për t’iu bashkuar Ilir Metës ?

Ditën e djeshme kandidati i pa regjistruar ende me koalicionin Bashkimi për Fitore, Belind Këlliçi, ka organizuar një aktivitet me të rinjtë e Tiranës pranë Liqenit të Tiranës. Nga sa u pa në aktivitet më shumë ishin të pranishëm aktivistë të LRi-së se sa aktivistët e rinj të Forumit Rinor të PArtisë Demokratike.

Burimet pranë Partisë së Lirisë bëjnë me dije se Këlliçi nuk ka mundur dot të organizojë ende një festë me FRPD që e ka drejtuar që prej zgjedhjes së tij në 2014 ndërkohë që pasardhësi i tij, Besart Xhaferri, u zgjodh më shumë si një kalim të kryetarit. Me sa duket bashkimi i lëvizjes Berisha me Partinë e Lirisë së Ilir Metaj po bëhet edhe më i dukshëm.

Gjithsesi strukturat e Partisë Demokratike po kundërshtojnë në masë dhe në heshtje dorëzimin e partisë që Berisha po i bën Ilir Metës. Në vitin 2013 demokratët nënvizuan se një nga shkaqet kryesore të humbjes së pushtetit ishte kostoja e korrupsionit të LSI. Asokohe shumë demokratë votuan për Metën që të ruajnë vendin e punës, ndërkohë që PD pati një nga humbjet më të thella në historinë e saj 32 vjeçare.

Berisha duket se po e çon gjithë pjesën e tij të PD në stanin e Metës, Belind Këlliçi është kandidati që Meta ka propozuar dhe raportet e tyre janë të forta siç edhe tregojnë sms e shkëmbyera me 8 janar 2022.

Latest articles

Related articles