Policia kontrolle me drone dhe kamera, thirrje shoferëve: Respektoni shpejtësinë

Policia e Shtetit është duke kryer kontrolle në rrugë me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit.

Policia u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdeshëm, mos ecin shpejtësi, të duhtojnë nën efektin e alkoolit apo t përdorin telefonin teksa drejtojnë makinën.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Monitorim intensiv duke përdorur mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit.

Mos shpejtoni për të arritur sa më shpejt në destinacion, duke rrezikuar jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, por kujdesuni të arrini sa më të sigurtë në destinacion!

Mos kryeni parakalime dhe manovra të gabuara në rrugë, veprime të tilla janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, me pasoja për jetën dhe shëndetin!

Shpejtësia tej normave të lejuara, është kërcënim për jetën. Mbrojeni jetën duke qarkulluar me shpejtësi brenda limiteve të lejuara!

Qëndroni në radhë në rast fluksi apo ngadalësimi të lëvizjes për shkak të fluksit, mos dilni nga radha duke shkaktuar bllokim të trafikut!

Përdorni rrugë alternative gjatë kthimit, në rastet kur ka fluks dhe ngadalësim të lëvizjes!

Mos drejtoni mjetin nëse keni konsumuar alkool! Përdorni mjetet e transportit publik, alkooli vret jetën!

Sapo të hipni në makinë, vendosni rripin e sigurimit! Shmangni përdorimin e celularit dhe në raste urgjente, ndaloni mjetin dhe kryeni telefonatën!

Shpëjtësia, parakalimet e gabuara, mosvendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, janë shkelje lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet pajisjeve bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion.

Siguria Rrugore, kontribut i të gjithëve.

Latest articles

Related articles