Zbulohet sms që Berisha iu dërgon grupeve të Rithemelimit

Duket se beteja e rrjeteve sociale është një tjetër aspekt i fushatës.
Por në këtë betejë duket se dominancën më të madhe e ka Edi Rama.
Kjo ka detyruar Berishën që të bëjë thirrje për më shumë angazhim në rrjete sociale duke dërguar dhe një analitik, ku tregohet se PS është me lart në % e rrjeteve sociale.

Në mesazhin që është shpërndarë në grupet e Rithemelimit në gjithë Shqipërinë, ku ju kërkohet të jenë që të jenë më aktivë dhe të bëhen më të egër në rrjetet social. Në mesazh thuhet gjithashtu se plogështia nga ana jonë është e pafalshme.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës

Miremengjes, po ju nise analizen e mediave sociale nga nje kompani e specializuar e fushes. Si ç’shikon postim e socialisteve jane disa hete me te shumta se sa tonat. Kjo plogeshti dhe apati e jona eshte e pafalshme. Socialistet ndonse kontrollijne 80% te mediave vendit postojne disa here me shume se ne ne rrjetet sociale. Kudo ne bote opozita qe synon pushtetin dominon ne rrjetet sociale. Qendrimi yne eshte i pafalshem, jemi ne fushate, jemi ne betej, duhet ndryshim i menjehreshem.me respekt Sali Berisha.

Latest articles

Related articles