Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në mes të majit.
Ai tha në një mesazh audio në Telegram se qendrat e rekrutimit të Ëagner, të cilat ai tha se ishin hapur javën e kaluar në 42 qytete ruse, punësonin mesatarisht 500-800 njerëz në ditë.
Grupi Wagner është një organizatë mercenare ruse. Grupi është themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen me lidhje të ngushta me Vladimir Putin. Prigozhin është një nga oligarkët e shumtë të sanksionuar nga Perëndimi pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2023.