Zv. Ambasadori amerikan në Tiranë: Shitblerja e votës problem, kujdes me përdorimin e të dhënave!

Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith deklaroi sot se shitblerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave ishte problem në zgjedhjet e kaluara. Ai tha se zgjedhjet e lira janë përgjegjësi e qeverisë.

“Zgjedhje të lirë e të ndershme në përputhje me standardet zgjedhore të Shqipërisë, kjo është jo vetëm përgjegjësi e qeverisë dhe partive politike, por edhe e votuesve. Pas zgjedhjeve të prillit 2021 mbajtëm shënim vërejtjet e OSBE-ODIHR, ku kishte jo vetëm aspekte të mira, por edhe shit-blerje të votave apo keqpërdorim të të dhënave personale. Ne vazhdojmë të inkurajojmë institucionet shtetërore, partitë politike, që të vënë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe duhet që partitë politike të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë sipas ligjit dhe janë të pastër. Kjo është e rëndësishme për votuesit, në cilëndo demokraci. Strategjia e presidentit Biden për luftën ndaj korrupsionit vë në pah rrezikun që përbën korrupsioni për shoqërinë. Ju e keni autoritetin dhe përgjegjësinë për të vazhduar përmirësimin e proceseve zgjedhore të Shqipërisë dhe për ta mbajtur Shqipërinë në këtë shteg mbresëlënës demokratik”, deklaroi zv.ambasadori amerikan.

Sa i përket kandidatëve edhe ambasadori britanik kërkoi vetting nga partitë.

Latest articles

Related articles