Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest me burg” për 4 rumunët q ëtentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë.
Në burg janë lënë Marius Cimpeanu 20 vjeç, Mihaela Cimpeanu 20 vjeçe, Florin Tucan 24 vjeç dhe Andreea Pislaru 21 vjeç. Gjyqtare e çështjes ishte Herila Çela dhe prokuror Anton Pali.
Kujtojmë që shtetasit në fjalë u arrestuan 3 ditë më parë, gjatë tentativës për të trafikuar drejt Greqisë një sasi prej 260 kilogram drogë e llojit kanabis sativa.
Romunët në bashlëpunim me shqiptarët që janë ende në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.