Një 54-vjeçar i shumëkërkuar për mashtrim është arrestuar nga policia e Lezhës këtë të mërkurë.
54-vjeçari rezulton, me 4 masa sigurie “Arrest në burg” në mungesë, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash të tjera të rënda.
Personi në fjalë u mori shuma parash deri në 120 mijë lekë qytetarëve, duke i mashtruar se do t’i pajiste me tollona për blerje karburanti me çmime të favorshme.
Ndaj tij janë vendosur 4 masa sigurie “Arrest me burg”, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash penale të tjera.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, ky shtetas u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)
Në vijim të verifikimeve në kuadër të operacionit “Tollonat”, rezultoi se 54-vjeçari është shtetas me precedent të mëparshëm kriminal për vepra penale kundër personit, në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit”, thuhet në njoftimin e policisë.