Efi Dhedhes vazhdon të mbetet mbështetësja më e flaktë e Luiz Ejllit.
Luizi vazhdon ta përmendë shpesh atë edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Pavarësisht gjithë diskutimeve dhe situatave që kanë ndodhur pas largimit të Efit nga “Big Brother Vip”, shoqja e Luizit, e cila menaxhon llogarinë zyrtare në “Instagram” të këngëtarit, ka bërë një urim për Dhedhes me rastin e ditëlindjes.
Duke përdorur fjalën që Luizi i thoshte shpesh, “Shefja e Diplomacisë”, personi që menaxhon llogarinë e këngëtarit në rrjetin social, i uron në emër të tij Efit “lumturi dhe emocione të mira.”
Prime-i i kaluar duket se krisi miqësinë e Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani dhe “dhunën” e këngëtarit.
Moderatorja dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Kiara u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.