Këshilltari i Ramës Baton Haxhiu: Celibashi gaboi, Berisha kryetar politik dhe juridik i PD

Analisti Baton Haxhiu i cili është prej vitesh edhe mik dhe këshilltar i Edi Ramës, shprehet se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gaboi duke mos regjistruar Partinë Demokratike të Rithemelimit, për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në “Çim Peka Live”, ai deklaroi me siguri se Sali Berisha është kryetar politik dhe i juridik i PD.

”Celibashi gaboi. Sali Berisha është realisht edhe formalisht, juridikisht, kryetar i Partisë Demokratike. Të tjerat janë çështje që kanë të bëjnë me nuanca gjyqësore të cilat do të respektohen, por vullenti politik është më i rëndësishëm ndonjëherë se sa nuancat gjyqësore. Nuk dëshirojnë të tërhiqen njerëzit që e kanë humbur betejën politike. Celibashi duhet t’i detektonte këto defekte. Ajo që mua më shqetëson në një moment është instituciuonin e KQZ pa dashje e futi në ujëra politike, sepse tha disa shprehje që kryetarit të KQZ nuk i lejohet”, tha Baton Haxhiu.

Latest articles

Related articles