Ditari i luftës: Rusia çon armë amerikane në Iran për analiza dhe kopje

Rusia ka sekuestruar disa nga armët dhe pajisjet ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s të mbetura në fushën e betejës në Ukrainë dhe po i dërgon ato në Iran, duke përfshirë sistemet antitank Javelin dhe sistemet anti-ajrore Stinger. CNN thotë se SHBA-të besojnë se autoritetet në Teheran do të përpiqen të bëjnë versionin e tyre të armës amerikane.

Ndërsa Eugene Prigozin, kreu i grupit paraushtarak Wagner tha se do të kandidojë për presidencën e Ukrainës në vitin 2024. Kreu i grupit paraushtarak rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, njoftoi dje se grupi ka hapur 58 qendra rekrutimi në 42 qytete ruse, pasi njerëzit e tij janë në vijën e parë të betejës për Bakhmut në Ukrainë. Njoftimi vjen në një kohë kur grupi Wagner po pëson humbje të mëdha në luftimet disamujore rreth Bakhmut, një qytet në Donbass ukrainas, i cili është bërë epiqendra e luftimeve me ushtrinë ukrainase. Vetë Prigozhin pranoi se shumë luftëtarë nga grupi i tij vdiqën atje.
Bakhmut ka qenë vendi i luftimeve të ashpra për muaj të tërë dhe Prigozhin tha disa ditë më parë se kishte marrë kontrollin e pjesës lindore të qytetit në fillim të kësaj jave. Megjithatë, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), është e paqartë nëse grupi do të “ruajë epërsinë e tij operacionale në ofensivat e ardhshme ruse në qytet”.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se nuk pret që Kievi të marrë avionë luftarakë “së shpejti” për shkak të vështirësive logjistike dhe teknike. Ai përsëriti nevojën e Ukrainës për më shumë armë dhe municione, duke thënë se Gjermania mund të ndihmojë me kërkesat e Kievit, por se ka probleme në lidhje me prokurimin e tyre në nivel qeveritar.
Pas sigurimit të dorëzimit të tankeve të betejës në janar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Perëndimit avionë luftarakë për t’u mbrojtur nga sulmet ruse, gjë që deri më tani është refuzuar zyrtarisht nga vende si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.
I pyetur se çfarë do të ndryshonte nëse Kievi tërhiqej nga qyteti i Bakhmut në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë ofensivën e saj në drejtim të Chasiv Yar, gjë që mund të çojë në një “fat të ngjashëm” për vendbanimet pas Bakhmutit. Bakhmut është qendra kryesore e transportit përmes së cilës ushtarët ukrainas në Donbas furnizohen me armë, pajisje ushtarake dhe municione.

Latest articles

Related articles