Cilët ishin agjentët sekret që u shisnin informacione bandave Kastrati dhe Binjaku?

Detaje nga artikulli i medias britanike, Daily Mail ku janë zbuluar se agjentët shqiptarë të shërbimit sekret informativ, të financuar nga Britania e Madhe, u kanë shitur informacione një grupi kriminal.

Bëhet fjalë për 2 agjentë të grupit “Merlin”, e krijuar brenda Shërbimit sekret të Shqipërisë, i njohur si SHISH në vitin 2000, kohë kur bandit shqiptare kanë nisur të veprojnë në britaninë e madhe. Britanikja Daily Mail përmes një artikulli të gjatë hodhi mbi një atentat mafioz të para 7 viteve.

Në vitin 2016 është ekzekutuar Denis Kasaj teksa po udhëtonte i shoqëruar nga Klement Kastrati në autostradën Fier-Vlorë. Kjo vrasje sipas Daily Mail është kryer falë informacioneve që agjentët e SHISH, pjesë e njësisë ‘Merlin’ që financohej nga Britania e Madhe për të goditur krimin e organizuar.

Në fakt, agjentët e SHISH në vend që t’i përbaheshin zotimit dhe betimit para ligjit, kanë bërë të kundërtën, duke iu shitur informacione grupeve kriminale të cilët më pas goditën njëri-tjetrin.

Nga kjo veprimtari kriminale e agjentëve të SHISH u vra një person dhe institucioni që duhet të ishte garant i besueshmërisë dhe zbatimit të ligjit i është vënë një damkë jo e vogël.

Kush ishin agjentët që u shisnin informacione bandave?

Zbarkimi i DEA-s në Shqipëri dhe mënyra se si ata iu drejtuan direkt qytetarëve shqiptarë duke kërkuar të njoftojnë se kush dhe si kryhet trafiku i drogës, në shmangie të plotë të autoriteteve, tregon shumë më tepër se dukja sipërfaqësore që kërkon t’i veshë qeveria.

Njëri prej ish-agjentëve të SHISH, Florian Bushi është akuzuar dhe dënuar në vitin 2017 për shitjen e informacioneve te elementët kriminale. këtij viti, ditë e premte, në orën 17.00, pra, jashtë orarit zyrtar të punës në institucion dhe kur punonjësit ishin larguar.

Florjan Bushi është akuzuar me emër dhe mbiemër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se ka qenë personi që ka informuar vrasësit për lëvizjet e Denis Kasajt.

Dhe kjo u provua me fakte sepse në telefonin e autorit, Ilir Memushaj hetuesit administruan të dhëna dhe informacione të shitura nga agjentët “Merlin” për prenë e tij.

Atentati në 2016

Atentati ndodhi më 8 janar 2016, në periferi të Fierit dhe u raportua si njëvazhdimësi e konflikteve të vjetra mes familjes Kastrati dhe Binjaku.

Pavarësisht se deri tanimë ngjarjet që dyshohet të jenë kryer nga të dyja palët kanë mbetur pa autor, hakmarrja nga njëra anë dhe frika nga një hakmarrje e mundshme nga ana e familjes tjetër dyshohet se ka çuar në atentatin e mirorganizuar të 8 janarit, ku autorët kishin përfshirë si bashkëpunëtor edhe një oficer të SHISH-it.

Asokohe, u raportua se organizatori i vrasjes, Ermal Binjaku, i druhej një atentati të mundshëm ndaj tij. Frika vinte nga Klement Kastrati, për shkak të konflikteve të mëparshme.

Për këtë arsye, ai u dyshua se në bashkëpunim me Ylli Nazërajn, Ilir Memushajn dhe oficerin e SHISH-it, Florian Bushi, ka përgatitur atentatin e ndodhur në vendin e quajtur “Mulliri i artë”, jo shumë larg qytetit të Fierit, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj dhe u plagosën rëndë Klemend Kastrati e Elton Margariti.

Prokuroria e Fierit zbardhi asokohe ngjarjen duke dokumentuar edhe personat e përfshirë dhe rolin e secilit.

Oficeri i SHISH-it, Florian Bushi, siguronte informacion për lëvizjet e Klemend Kastratit që dyshohet se ishte objektiv i atentatit, por i shpëtoi vdekjes, pasi makinën e tij e drejtonte Denis Kasaj, i cili mbeti i vdekur në vend, si pasojë e breshërisë së plumbave që atentatorët qëlluan drejt tij. Bushi ia kalonte këto informacione Ilir Memushajt nëpërmjet telefonit.

Ndërkohë, Ylli Nazëraj ka ndihmuar në marrjen me qira të makinës duke përdorur një tjetër person që nuk ka pasur dijeni për atentatin që do të kryhej.

Nazëraj ia ka dhënë më pas makinën Memushajt dhe dyshohet që të ketë drejtuar mjetin me të cilin janë larguar nga fshati Vajkan, ku braktisën dhe dogjën makinën që përdorën gjatë atentatit.

Nga të dhënat, dyshohet se shkaqet e konfliktit mes fiseve Binjaku dhe Kastrati janë ende të padokumentuara nga organet hetimore, por dyshohet se kanë të bëjnë me ngjarje të vjetra. Ngjarja e parë ka ndodhur në vitin 1994, kur mësohet se është vrarë një kushëri i Klemend Kastratit.

Pavarësisht se atëherë u dyshua që vrasja të ishte kryer prej vëllait të Ermal Binjakut, nuk u arrit të provohet asnjëherë dhe ngjarja mbeti pa autor.

Po ashtu, në vitin 2000, një tjetër i afërm i Kastratit është vrarë në Fier, ku i dyshuar mësohet të ketë qenë Ermal Binjaku. Edhe kjo ngjarje ka mbetur pa autor.

Por, për shkak të moszbardhjes së këtyre ngjarjeve, dyshohet se gjithçka ka çuar në vetëgjyqësi, ku njëra palë që ishte dëmtuar dy herë mendohet se kërkonte hakmarrje. Ndërsa pala tjetër është përpjekur të eliminojë ata që kishte dëmtuar, me synimin që të mos mbetej askush që të kryente hakmarrjen.

Policia gjithashtu ka zbuluar se shumë vite më parë të gjithë të dyshuarit dhe viktimat kanë pasur lidhje shoqërore mes tyre, derisa kanë nisur mosmarrëveshjet dhe më pas vala e atentateve.
©Copyright Vox News

Latest articles

Related articles