Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 do vijë zgjidhja politike, cmontimi i “Trekëndëshit të Bermudës”

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

 

 

Nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet vendore me 14 Maj 2023, sepse problem kryesor sot në Shqipëri është largimi i regjimit të qeverisë së Edi Ramës, dhe largimi i regjimit të Edi Ramës do t’i japë fund të gjithë politikës së vjetër në Shqipëri  e cila ka marrë png dhe ka kapur gjithcka si: politikën , ekonominë,. drejtësinë, pshtetin vendor, shoqërinë dhe i ka paralizuar ato me krimin, hajninë,korrupsionin, tradhtinë dhe me papëgjegjshmërinë që vijnë nga arroganca dhe bashkëpunimi i “Trekëndëshit të Bermudës”.

Edhe nëse i fiton zgjedhjet vendore  Partia Demokratike institucionale, kjo nuk e legjitimoin fitoren e vjedhur të pushtetit nga Edi Rama me 25 Prill 2021, ashtu sikurse as nuk do ta legjitimonte regjimin e pushtetit të grabitur nga Edi Rama me 25 Prill 2021  edhe poqese fiton  Partia Socialiste vendoret  e14 Majit 2023.

Pra, zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 nuk kanë shumë rëndësi, sepse ato nuk sjellin zgjidhje politike, por zgjidhja politike do të vijë pas atyre zgjedhjeve, do të vijë me zgjedhje të parlamentare të lira, të ndershme, të pamanipuluara dhe jo të blera.

Ato zgjedhje do të duhet të zhvillohen edhe parakohe, por këtë gjë e sabotoi dalja në skenë e Foltores së Berishës e cila dëmtoi rëndë kauzën e vërtetë  të Bashës dhe të PD-së institucionale: atë të mosnjohjes së zgjedhjeve të masakrës së 25 prillit 2021.

Kjo është aq e vërtetë sepse menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021  SHBA-të shpallën non grata ishkryeministrin dhe ishkryetarin e PD-së Sali Berisha, i cili pasi u përjashtua nga PD ndërmori një lëvizje  antiSHBA, antiBasha dhe antiPD. Ky veprim i politikës së vjetër të PD-së vertetoi bashkëpunimin e saj me politikën e vjetër të Partisë së  Edi Ramës dhe të Ilir Metës kundër politikës së re të PD-së dhe  të Bashës, sepse “Trekëndëshi i Bermudës” e shikonte si kërcënim Bashën dhe të rinjtë e PD-së.

Këtë e vertetoi koha e cila po demaskon tërë hipokrizinë, djallëzinë,mashtrimet e deri edhe shpifjet e politikës së vjetër kundër PD-së institucionale dhe sidomos kundër  Bashës.Këtë tashmë e kanë mësuar edhe opinioni  i brëndshëm por edhe ndërkombëtarët, prandaj zgjidhja politike në Shqipëri do të vijë pas 14 Majit  2023.Dhe askush mos të mendojë se Basha është larguar pse kështu deshi “Trekendëshi i Bermudës”. Basha  është reformatori që nisi, projektoi dhe që  kërkon ndryshinin, dhe se atë e mbështesin SHBA dhe  Perendimi.

Latest articles

Related articles