Rudi Erebara një zgjedhje, “me këmbë në tokë ” për Tiranën

Nga Nebil Çika

Shpresoj shumë që Rudi Erebara të jetë kandidati i PD për kreun e Bashkisë Tiranë . Besoj se është një nga zgjidhjet me me këmbë në tokë që PD ka bërë në përzgjedhjet e përfaqësuesve të sajë politikë .
Shkrimtar, poet, gazetar, përkthyes , aktivist politik e shoqëror dhe qytetar i respektuar, Rudi plotëson kushtet që shumica e qytetarëve normalë të Tiranës do të donin të kishin në krye të Bashkisë.
Ato që un vlerësoj tek Rudi janë suksesi që ai ka arritur pa asnjë përkrahje politike ekonomike apo të natyrave të tjera në punën e tij të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.

Dhe me e rëndësishmja ndershmëria , qëndrimi i tij antikonforomist ndaj zhvillimeve politike, sociale e ekonomike në vend.
E thënë me pak fjalë Rudi është kandidati që ka bërë vetë gjërat në jetën e tij .
Dhe një njeri që me punë e talent arrin të jetë i suksesshëm për vete, do të mund të bëjë diçka edhe për të tjerët, në se i besohet kjo e i jepen mjetet e mundësitë për ta bërë këtë .

Është shumë e thjeshtë nga kandidaturat që kam parë deri tani vetëm Rudi ëstë i vetmi që nuk vjen nga asgjëja, që nuk ka bërë ndonjë gjë në jetën e tij, para se të bëhet deputet apo kryetar bashkie .
Shpresoj që mbështetja e vota për të, të shihet edhe nga qytetarët e Tiranës një zgjedhje ,”me këmbë në tokë”, për jetën dhe hallet e tyre .
N.Ç

Latest articles

Related articles