U dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare, arratiset Robinho

Robinho mund të jetë arratisur pas marrëveshjes së arritur mes Brazilit dhe Italisë që ai të përmbushë nëntë vjet burg për akuzën e përdhunimit.

Gazeta argjentinase “Ole” shkruan se zyrtarët ligjorë shkuan për të gjetur Robinhon dhe për t’a informuar mbi marrëveshjen midis Ministrisë Publike Federale të Brazilit dhe drejtësisë italiane, ata nuk e gjetën atë në asnjë nga tre adresat e dhëna më parë nga lojtari në Polici.

Robinho u dënua në Itali në fillim të vitit 2022, për përdhunim në grup të një të vajze shqiptar në Milano, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Ish-lojtari pas ngjarjes u largua dhe qëndroi në vendlindje, me qëllim për t’iu shmangur dënimit, ngaqë Brazili nuk ka marrëveshje ekstradimi me Italinë.

Megjithatë, marrëveshja specifike mes autoriteteve të të dy vendeve për ta bërë Robinhon të vuante dënimin në shtetin e Amerikës së Jugut ndryshoi rrënjësisht për ish-lojtarin, i cili po mundohet t’i shmanget drejtësisë.

Latest articles

Related articles