Gazment Bardhi ka reaguar pasi KQZ i dha 48 orë kohë Lulzim Bashës për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë.
Sipas Bardhit, deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!”, shkroi Bardhi në Twitter.
🇦🇱✌️PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 9, 2023