Çoni Frojdin në KQZ

Celibashi i KQZ, paska thënë: “Në perceptimin tim, kryetar i PD është Berisha. Por ligjërishit nuk është Berisha”.

Këta të gjithë kanë kompleks dhe frustrim nga Berisha. Më kujtohet klithma kur Berisha i shante: “Bandaaa Celibashi-Subashiii”. Janë mësuar me dhunën e Berishës ndaj tyre, me sharjet e tij ndaj tyre, me poshtërimin që ai iu ka bërë vazhdimisht e për shumë kohë. Janë mësuar me frikën prej tij. E kanë normalizuar dhunën e tij, në mendjen e tyre e kanë legjitimuar dhe e kanë të vështirë të shkëputen nga trauma. Vetëm atë njohin si PD. Nuk munden ta imagjinojnë se ka demokratë përtej tij dhe ka demokratë që nuk janë me të. Prandaj duhet çuar një Frojd aty.

Latest articles

Related articles