KQZ shqyrton sot dokumentet e mbi 40 partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë dokumentacionet e dorëzuara nga partitë politike për zgjedhjet e 14 majit. Në rendin e ditës nuk janë të përfshira partitë kryesore, por ato subjekte, të cilat nuk kanë peshë në elektorat, por që gjithsesi kanë shprehur interes për të garuar në zgjedhjet vendore.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi theksoi se janë rreth 50 parti që kanë shprehur interes për tu regjistruar, ndërkohë dita e nesërme është dita më e nxehtë, pasi KQZ-ja pritet të shqyrtojë dokumentacionet e Partisë Demokratike.

Janë rreth 50 parti politike, ndërkohë sot do të shqyrtohet dokumentacioni për rreth 45 parti, që nuk kanë ndonjë peshë në elektorat, ndërsa këtu sot nuk përfshihen partitë kryesore. Partitë me peshë në elektorat janë nesër në rend dite.

Kujtojmë se më 3 mars, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë “Rithemelimin” e Sali Berishës duke e kthyer çështjen sërish në Shkallën e Parë. Gjithsesi, përfaqësuesit ligjor të PD-së zyrtare, por dhe grupi I Sali Berishës kanë dorëzuar dokumentet në KQZ.

Vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se vendimi do të bazohet mbi dokumentet, që grupimet kanë dorëzuar dhe mbi bazën e kësaj do bëhet regjistrimi i PD-së zyrtare në zgjedhjet vendore.

Latest articles

Related articles