Sali Berisha vazhdon e quan veten “kryetar i PD”. Prej datës 3 mars me vendim të Gjykatës së Apelit, ai nuk ka më asnjë lidhje me PD. Jo që nuk është kryetar i saj por nuk është më as anëtar i saj.
Le të thotë sa të dojë se gjykata nuk ka vlerë, le të thotë sa të dojë se partia nuk caktohet me gjykatë etj. E përgënjeshtron vetvetja sepse ai vetë iu drejtua gjykatës, ai vetë me vendimin e gjykatës së Agron Zhukrit, hyri në seli.
Kur i interesonte vendimi i gjykatës, e njihte gjykatën. Tani që vendimi i Zhukrit u prish, gjithçka u zerua dhe u kthye si më parë, ai tenton të mos e njohë gjykatën.
Mund të vazhdojë ta quajë veten kryetar i PD-së sa të dojë, në mëngjes, në drekë, në darkë. Por, as do të mundet të kandidojë si PD, as e njeh askush si PD. Dhe më e rëndësishmja, as në të ardhmen sdo e njohë askush si PD.
Nuk ka asnjë mundësi për ta kthyer realitetin pas. Është përjetësisht i përjashtuar, për dhunë kundër demokratëve.
PD nuk ka lindur si pronë private e Sali Berishës, ka lindur për të qenë parti kontributore e demokracisë dhe e shtetit.
Sali Berisha prandaj ndodhet në deluzion total, sepse e ka kuptuar se nuk do mundet ta ketë më pronë private Partinë Demokratike. Ai nuk mundet ta pranojë se ka mbaruar gjithçka.
Game Over nga Washingtoni i cili mori nën mbrojtje gjykatën. Po të ishte për shtetin shqiptar, Sali Berisha me shokë kanë miliona e miliona euro, kanë dhunë dhe dhunues dhe do t’i shkelnin me këmbë gjykatat siç i kanë shkelur për 30 vjet.