Pse Sali Berisha është sot më i dëshpëruar se kurrë?!

Atëherë kur mendoi se ishte me i fortë, Britania e Madhe e shpalli non grata.

Dokumenti me akuzat ndaj tij u shpërnda shpejt ne kancelaritë europiane duke i mbyllur çdo derë të mundshme dhe pse në fakt Europa ia kish mbyll ato që në kohën e bashkë-qeverisjes me Metën.

Non grata e Britanisë ishte më e rënde dhe goditje më e fortë se ajo e SHBA-së është për shkak të mardhënies më të ngushtë dhe bashkpunimit më intensiv mes saj dhe BE.

Drama për Berishën, pa vulë, pa legjitimetet, pa grup parlamentarë dhe tashmë me dy non grata dhe i izoluar nga Europa u bë më e madhe.

Vizita e Lulzim Bashës në Amerikë ishte një tjetër goditje për Berishën, që deri atëherë kishte treguar gjithfarë përrallash.

Madje dhe një natë para lajmit se Basha është në Washington ai kishte deklaruar se ai nuk shkon dot.

Dhe kur gënjeshtrat e tij dolën në shesh, ai prap nuk skuqej as nuk zverdhjej.

Tashmë me lekurën e bërë sholl ai nuk përjeton më as turp.

Por kjo i distancoj shumë prej mbështetësve të deri atëhershme që kishin besuar se ai ishte e vërteta.

Tashmë para tyre mbreti ishte lakuriq.

I kishte ushqyer një vit me gënjeshtra.

Më pas kudo qarkulloj lajmi se në Paris nuk kishte asnjë gjygj për non gratën e tij.

Madje në mënyrë qesharake raportohej se kurrë nuk u mor seriozisht deklarata e tij për të hedhur në gjygj Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Një tjetër groditje për mbështetësit e tij që prisnin që Berisha të triumfonte përballë Blinken-it.

Ai sërisht i kishte gënjyer.

E kështu një e nga një njerëzit po largoheshin, sallat po zbrazeshin, revolucioni u shndërrua në një pelegrinazh me qirinj para kryeministrisë.

Çështja MCgonigel i dha goditjen më të madhe vetë Sali Berishës, mes demokratësh shumë më shumë se Edi Ramës.

Ai që Berisha u kishte shitur si “peng” kishte qënë njeri me i sulmuar nga Edi Rama.

Aq ‘peng’ kishte qënë sa Rama kishte korruptuar edhe ish agjentin e FBI për të sulmuar Lulzim Bashën.

Tashmë ku lajmi ishte në faqet e para të mediave më prestigjoze amerikane dhe europiane.

Më dramatike bëhej situata ku njerëzit gra dhe burra në krah të Berishës më të zeshmit sot kundër Bashës kishin qënë dëshmtarët e sajesës Rama-MCgonigal kundër kryetarit të Partisë Demokratike.

Kjo është dhe goditja më e fortë e Sali Berishës i cili tashmë para shqiptarëve po shfaqej si një mashtrues i rëndomtë.

Edhe pse u mundua me gjithfarë sajesash të tipit “ më kanë sulmuar mua” nuk ia arriti dot të rikuperoj besimin e humbur të demokrateve që njësoj dhe me të njëjtën gjuhë si Edi Rama kishte sulmuar Lulzim Bashën.

Ndërkohë që demokratët e dinë mirë që njeriu që i hapi dyert e Perëndimit në 2005 Sali Berishës ishte Lulzim Basha.

Edhe ai e di mirë këtë, prandaj e ka sulmuar si askënd më parë.

Zhgënjimi i demokratëve u pa qartë në protestat e Sali Berishës.

Ato ishin më të dobëtat në historinë e krijimit të PD-së.

Pa energji, pa shpirt dhe pa njerëz.

Sikur mos mjafton kjo në SPAK njëri pas tjetrit u shfaqën dhëndri, djali dhe ministrat e Berishës pse e dosjes kur përfshihen fëmijet e tij.

Çuditërisht dhe këta më të zeshmit në krah të tij që Imami, Mediu, Bumci.

Së fundi dhe aleati i tij Ilir Meta i cili sapo doli nga SPAK e kërcënoi direkt Sali Berishën.

Tashmë për demokratët po bëhej gjithnjë e më e qartë.

Pse po e bënte betejën Berisha, për çfarë e kishte jetike deri në shkatërrim Partinë Demokratike, pse s’kishte lënë gjë pa shpifur për Lulzim Bashën?

Turma tashmë po zbehej, sheshet dhe sallat po zbrazeshin, Berisha vazhdon të fliste për revolucione imagjinate.

Vendimi i gjykatës së Apelit ishte fundi i tij politik.

Tashmë s’ka më asnjë alibi, asnjë shans, asnjë mundësi për të mbajtur demokratët që shohin se me të nuk kanë asnjë të ardhme.

Nisi të vetmen rrugë që di, indimidim, kërcënim, tundje dosjesh të korrupsionit dhe të sigurimit të shtetit, njerëzve pranë tij që të mos i largohen.

Kandidatët i kërcënoj se do t’u quaj të Ramës, njësoj si grupin parlamentarë nëse nuk qëndroni dhe sulmet e pamoralshme dhe të turpshme ndaj Lulzim Bashës dhe Enkeled Alibeajt.

Hapi thesin për mediat që kontrollon në përpjekje për të krijuar edhe njëherë mjegull, por tashmë lekët e Z,Y, ML po i shkojnë kot.

Ilir Meta duke e zënë ngusht Sali Berishën kërkoj të përfitojë maksimalisht si gjithonë.

Kandidatët që e dinë që s’kanë asnjë shans për të fituar po i tërhiqen nga gara.

Në fund të fundit pse duhet të harxhojnë parat e tyre për një garë të humbur.

Sali Berisha u vrau dhe shansin për fitore, të dalin me logon e PD dhe të maksimalizojnë çdo votë demokratesh.

Tashmë në dilemën se kë do të kenë kryetarë kandidatët e tij, Nard Ndokën, Fatmir Mediun i cili nëse do të dalë përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i akuzuar për Gerdecin apo “grekun” Vangjel Dule?

Sali Berisha është në ditët e veta më të këqia politike.

Për herë të parë pas 32 vjetësh ai s’ka më asnjë fuqi, as në parti, as në gjyqsorë, as në ekzekutiv e as legjislativ.

E vetmja fuqi është ajo mediatike me para të cilat shpejt do t’u zbulohet edhe burimi.

Nervozimi dhe kaosi në Foltore, mes drejtuesve të saj dhe analiste e të tregojnë më mirë këtë.

Fati i tij paska qënë i shkruar ta mbyll duke u zvarritur pa nder dhe lavdi./ Alfapress.al

Latest articles

Related articles