Luizi tregon kush do dalë nga shtëpia Big Brother Vip

Të paktën një banor eleminohet çdo javë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, me anë të një procesi votimi, ku vendimin thuhet se e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Që nga fillimi e deri tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist.

Padyshim që ngjarjet brenda shtëpisë janë shtuar edhe nga 6 banorët e rinj.

Tanimë ka një nominim të fortë mes tre banorëve të të ashtuquajturës ‘bërthamë’, Armaldo, Kristi dhe Olta.

Por si e shikon Luizi pozicionin e Armaldos në këtë nominim?

“Nuk mundet Armaldo ta mbajë kështu deri të shtunën, me këto skema. Nuk e mban dot…”, tha ai, duke nënkuptuar se personi më i rrezikuar për të dalë nga shtëpia është Maestro.

Latest articles

Related articles