Efi Dhedhes ka disa javë që është eliminuar nga Big Brother.
Por, vetëm dy herë ajo ka qenë e pranishme në prime, e që herën e fundit nuk është lejuar për shkak se është vonuar 5 minuta.
Kjo u bë e ditur nga vet makeup artistja, por edhe nga pamjet që shihen në prapaskenë.
Në emisionin E diell, të transmetuar të dielën, derisa Beniada dhe Argjira po intervistonin Arbër Bytyqin, shihet Efi e rregulluar tek sa vrapon drejt studios.
Por, si duket ky vrapim, nuk i shërbeu edhe shumë pasi ajo nuk u lejua të vazhdoj edhe pse ishte e rregulluar.
Sipas fansave e gjithë kjo është bërë për shkak të mbështetjes që ajo tregon për Luizin.