S’është fitore, është përgjegjësi ?!

Nga Nebil Çika

Vendimi i Gjykatës së Apelit e ktheu legjitimitein në PD por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish fitore.
Duke se kreu në detyrë i PD Enkelejd Alibeaj ka qenë i qartë për atë që vjen pas në mesazhin e tij të parë publik pas vendimit të

Gjykatës së Apelit. Ky vendim për legjitimimin në PD duhet të kuptohet si përgjegjësi e madhe politike, që njëherazi kërkon edhe një angazhim më të madh politik të drejtuesve dhe strukturave të përgjegjshme PD .

Vendimi i Gjykatës ishte fundi ligjor i një përplasje me shumë se ligjore në PD por sigurisht o pamjaftueshëm për ti dhënë fund krizës politike të sajë dhe krejt vendit .
Tani topi është në këmbët e drejtuesve legalë të sajë që duhet të tregojnë se janë aftë politikisht ta kthejnë këtë forcë politike në një alternative elektorale të besueshme për shqiptarët, në mënyrë të veçantë për elektoratin e djathtë të të cilin kanë pretenduar se kanë përfaqësuar por që në fakt e kanë mbajtur peng për 32 vjet .

Në se PD do të bëhet një alternativë politike e besueshme dhe e aftë të marrë pushtetin duhet te reformohet thellë, në fakt duhet të kthehet përmbysh duke u trashëguar nga një hile për të djathtën në një forcë reale të djathtë sipas modelit të grupimit politik evropian e ndërkombëtar në të cilën bën pjesë.
Drejtuesit legale të shajë duhet ta udhëheqin atë drejt trformimit në një forcë politike që pëson interesat e elektoratit që pëfason por edhe shumicës së shqiptarëve .

Transformimi filozofik, politik e elektoral në një forcë të mirëfilltë politike të djathtë është e vetmja rrugë në dispozicion të mbijetesës së sajë politike .

Kriza që kaloi ishte e pa shmangshme dhe e domosdoshme pasi ndau e qartësoi shumë gjëra në PD .
Ndau ideologjitë, filozofinë, mentalitetin dhe interesat e individëve dhe grupeve që e drejtonin dhe e përfaqësonin deri tani atë duke nxjerrë në pah edhe problemet e gjërat që duhen ndryshuar e rregulluar si parakushte të mbijetesës politike e elektorale .
PD, nuk ka nevojë shpik .
Të tjerë vende të zhvilluara e pari të ngjashme të tyre, kanë pasë përvojat e modelet e tyre të suksesit në politikë të cilat mund të merren e të përshtaten me kushtet e Shqipërisë.

Vetëm ndarja juridike e fizike me modelin politik komunist, berishist nuk mjafton.
Mbi supe të lidershipit legal të PD rëndon pesha e ndryshimit rrënjësor si e vetmja rrugë shpëtimi për PD . Jo vetëm demokratët dhe të djathtët por edhe shumica e shqiptarëve janë sot sy e veshë tek ata .
Çfarë dhe si janë ata të aftë të bëjnë ndryshe nga Berisha dhe modeli i tij politik ? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje urgjente , jo me retorikë por me veprime e me vendime konkrete politike.
Shqiptarët kanë një problem historik e aktual me të djathtën, konservatorizmin si filozofi e atenativë politke . Që nga viti 1939 nuk e dinë, nuk e kanë provuar dot atë .
U është mohuar, herë me dhunë e herë me mashtrim. Po arritën ta provojnë një herë të djathtën në qeverisje nuk kanë për të hequr dorë më prej sajë . Shembujt se si të djathtët konservatorët, kanë ndryshuar, për mirë botën dhe vendet e tyre janë të shumtë. Prandaj është detyrë historike ndërtimi i një alternative politike të tillë dhe për këtë shansin dhe përgjegjësinë historike e kanë drejtuesit e legal të PD, jo vetëm për shqiptarët në radhë të parë për vete. Kjo është e vetmja rrugë e mbijetesës së tyre politkje .

E majta në Shqipëri është e mbingopur e degraduar dhe e diskretituar politikisht dhe moralish .
Ka vazhduar të sundojë e të mbijetojë politikisht, në këtë vend , për shkak të mos pasjes apo mos lejimit të një alternative politike të djthtë të vërtetë e të sinqertë.
Në këto kushte shqiptarët me të drejtë nuk e kanë bërë e nuk e bëjnë dot dallimin midis alternativave politike në dispozicion se në fakt ndryshimi ka qenë shumë i vogël apo me keq ,nuk ka pas ndryshim fare. Se më në finale ato kanë qenë bashkë , e njëjta gjëe kanë punuar për një qëllim :majtejn peng nga komunistët të pushtetit.
Çështja është a do ta bëjnë dot ?
Sigurisht që nuk është e lehtë por shanset dhe mundësitë janë. Mjaftojnë vetëm qartësia politike, vullneti dhe rregullat e funksionimit të një force e alternative politike konservatore për tia dalë ?
Sigurisht që kjo nuk do të shkojë vaj pasi përballë ke një klasë e një oligarki komuniste e antishqiptare që ndjehet e kërcënuar prej këtij zbulimi e ndryshimi hustorik . Reagimet e deritanishme të sajë “në bllok” kundër ndryshimit flasin vetë . Por kjo nuk varet nga ata por nga ajo s çfarë kanë ndërmend të bëjnë këta të tjerët
Zaret janë hedhur dhe kjo nuk është lojë por një beteje, historike e aktuale të cilës duhet ti prijnë ata që Zoti dhe historia i ka nxjerrë në fushëbetejën politike aktuale.
Nuk pres që këtë ta kuptojnë e ta marrin përsipër shumë prej atyre që përfshijnë sot zyrtarisht PD, por mendoj që midis tyre ka individë spikatur që arrijnë ta kuptojnë rëndësinë historike të qenies së tyre në ato vende politike e publike . Preh tyre kërkohet vetëm të përcaktojnë rregullat dhe modelet.
Shqipëria e djathta, kanë gra e burra të aftë ta kryejnë këtë mision, ajo që ka munguar deri tani është mundësua, më shumë se politike, për ta nisur e realizuar këtë.

n.ç

Latest articles

Related articles