Arrestohet futbollisti i klubit të Serie A, shiste dr*gë

Policia italiane ka arrestuar sot futbollistin e skuadrës së Veronës, Abdurahman Diabi, i cili edhe pse në një moshë të re, është kthyer në një person problematik sa i përket trafikimit të substancave narkotike. Djaloshi 19-vjeçar, i dalë nga akademia e Romës dhe i sapokthyer te Verona pas huazimit te Imoleze, është arrestuar pas një aksioni blic të policisë së kryeqytetit italian.

Ai është arrestuar pasi është ndaluar nga polica teksa po fliste me një person në makinën e këtij të fundit, ku pas kontrolleve u gjetën rresh 60 mijë euro në kartëmonedha.

Pasi policia mori urdhër për kontrollin e shtëpisë së Diabi, kanë konstatuar se motra minorene po hidhte nga dritarja qese që përmbanin një sasi të konsiderueshme hashashi. Futbollisti ishte me precedent, pasi edhe në marsin e vitit të kaluar, në shtëpinë e tij ishin sekuestruar 2 kilogram e gjysmë hashash.

Gjykatësi që firmosi urdhër-arrestin për të, theksoi në akte se ekziston ”përfshirje e qëndrueshme në merkaton e shpërndarjes, duke marrë parasysh sasinë e substancave narkotike të sekuestruara”.

Latest articles

Related articles