E akuzuar për spiunazh, shtyhet sërish seanca ndaj ruses

Është shtyrë sërish seanca ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofeva për arsye procedurale. Mësohet se shtetasja ruse kërkon që kërkesa për ekstradimin e saj të vijë në gjuhën ruse.

Kerkesa e saj eshte pranuar dhe seanca e rradhes do te mbahet ne daten 17 Mars.

Disa muaj më parë Rusia i përcolli Shqipërisë kërkesën për ekstradim në ngarkim të Timofevas, me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurimit personal “ arrest në burg ” dhe është shpallur në kërkim nga Federata Ruse.

Fund Gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna, Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

Latest articles

Related articles